Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej nga një muaji, 25 zyrtarëve të policisë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktuar masën e paraburgimit nga një muaj, 25 zyrtarëve të policisë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej nga një muaji, 25 zyrtarëve të arrestuar të hënën (14 mars) në operacionin e koduar me emrin “Pika”. Ndërsa, ndaj 25 zyrtarë të tjerë vendimi nga gjykata do të merret gjatë ditës së nesërme. Para turpit gjykues, në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë dalë  48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë të  arrestuar të hënën në pikat kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë, që dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Në njoftim thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tyre per shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale, Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …