Ambasadori kinez në Uashington, Qin Gang ka deklaruar se “Pretendimet se Kina e dinte, pranoi ose mbështeti në heshtje këtë luftë, në Ukrainë, janë dezinformata. “Të gjitha këto pretendime i shërbejnë vetëm qëllimit për të hedhur fajin te Kina dhe për të hedhur baltë mbi Kinën”, tha ambasadori kinez për Washington Post, duke komentuar raportet dhe pretendimet e mediave se Kina dyshohet se ka ditur më parë për aksionin ushtarak rus dhe i ka kërkuar Rusisë ta shtyjë atë deri në përfundimin e Lojërave Olimpike Dimërore. “Ka më shumë se 6000 qytetarë kinezë në Ukrainë. “Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe i Ukrainës, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar dhe gazit natyror në botë. . Ai thekson se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk i sjell asgjë të mirë Kinës. “Nëse Kina do të dinte për krizën e afërt, ne do të bënim çmos për ta parandaluar atë”, tha ambasadori kinez në Uashington.