Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Glauk Konjufca merr në mbrojtje homoseksualët, duke i reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Labinotë Demi-Murtezi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar kundër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, e cila ka deklaruar se do të votojë kundër Kodit të ri Civil, i cili i hap rrugë martesave mes personave të gjinisë së njëjtë. Ajo e ka përmendur “mbrojtjen e moralit dhe shëndetit publik” për ta arsyetuar votën e saj kundër. “Mbrojtja e moralit publik, shëndetit publik dhe mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijëve e mbi peshojnë të drejtën e personave të komunitetit LGBTI për respektimin e jetës private dhe të drejtën e tyre për zyrtarizimin e lidhjes së tyre me martesë apo bashkësi civile. Çdo lidhje jashtë këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral. Deklaroj votën time kundër në formën se si ka ardhur ky kod civil, prandaj i them po martesës tradicionale, mbrojtës së moralit publik, mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbi të gjitha mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijëve”, ka thënë ajo.

Kryetari i Kuvendit  Glauk Konjufca i ka thënë asaj se ky diskurs është i padrejtë dhe diskriminues. “Megjithatë, të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të mbrojtur prej diskriminimit dhe prej paragjykimeve. Prandaj, mendoj që nëse në diskursin tonë për njerëz të cilët kanë orientime të ndryshme seksuale ndaj nesh, përdorim terma si ‘shthurje’, ‘degjenerim moral’ dhe ‘sëmundje’, unë mendoj që janë të padrejta dhe jam kundër këtij diskursi”, ka thënë Konjufca, i cili tani në postin e kryekuvendarit, ndërron bindjet dhe qëndrimet lidhur me këtë zezonë të “qytetërimit” që kushtëzohet  nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …