Kryetari Nura së bashku me koordinatorin e Rrjetit të KEDS-it, Visar Mehaj, kanë takuar banorët e fshatit Lubovec

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me koordinatorin e Rrjetit të KEDS-it, Visar Mehaj, kanë takuar banorët e fshatit Lubovec, ku kanë parë nga afër gjendjen e shtyllave dhe rrjetit të elektrifikimit, e cila paraqitet shumë e rënduar. Banorët e fshatit Lubovec kanë kërkuar nëpërmjet kryetarit Nura, intervenimin nga ana e KEDS-it, në rrjetin ekzistues, pasi sipas tyre, gjendja paraqet rrezik për jetën e tyre. Kryetari Nura ka siguruar se problemi i banorëve të Lubovecit, sa i përket rrjetit, është duke u trajtuar me prioritet nga KEDS-i, të cilët kanë premtuar intervenime me anë të investimeve kapitale.

May be an image of 1 person, standing, tree, mountain, grass, sky and nature

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …