Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të shportës ku nuk do të lejohen abuzimet dhe se kush nuk respekton çmimin e vendosur humbet mallin. “Bordi për çmimin e shportës, do të bëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve furnizuese. Çmimet e ushqimeve do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet që të abuzojë me to. Nëse kjo ndodh do të konfiskohet prodhimi i tyre. Kjo do të ndodhë me ligj përmes një akti normativ. Kush do të lozë me çmimet jashtë asaj që vendoset do të humbasë mallin. Sigurisht që do të keni dhe ju fitimin tuaj, por jo si e keni pasur pasi nuk ka sens në një kohë krize. I gjithë prodhimi do të konfiskohet nëse dikush do të lozë me çmimet. Të gjithë i duan çmimet më të ulëta por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës. Duam të ulim çmimet, por nuk e bëjmë dot. Do hyjmë aty që të bëjmë transparencën e çmimit, tha kryeministri, Edi Rama.