Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur lidhur me mundësinë e arritjes së marrëveshjes për zgjedhjet serbe të 3 prillit në Kosovë, nëse Serbia do të bëjë kërkesë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Prishtinës. Beogradi ka pranuar ta përdorë zyrën ndërlidhëse për ta dërguar një kërkesë të tillë. Nuk i takon Qeverisë së Kosovës t’i kufizojë në asnjë mënyrë të drejtat e qytetarëve që kanë të drejtë vote në Serbi. Tashmë është çështje marrëveshjeje”, tha Bislimi në një intervistë për portalin serb Kossev. Do të pajtoheni me mua se duhet një marrëveshje sepse nuk po nënshkruani një marrëveshje për 20 vitet e ardhshme, por deri në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë kontekst, Qeveria e Serbisë duhet t’ia dërgojë një kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkonte ndihmë për mbledhjen e votave në territorin e Kosovës”, tha Bislimi, duke theksuar se vendet e QUINT-it dhe emisari evropian Miroslav Lajçak kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …