Prokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, i ka kërkuar trupit gjykues që të shpallë fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Ai ka thënë se dënimi ndaj tyre do të parandalonte veprimet e tilla e të ngjashme në të ardhmen si dhe veprimet e njerëzve të tjerë në Kosovë që sipas tij synojnë të pengojnë punën e Gjykatës Speciale. Prokurori Smit ka thënë se çështja gjyqësore kundër krerëve të OVL-UÇK-së është e rrallë dhe sipas tij nuk lë dyshim lidhur me synimin e tyre për të kryer veprën penale me dashje. Këta të akuzuar janë unikë, sepse ata nuk janë penduar, ata kanë shkuar më tej dhe kanë thënë në mënyrë mënyra që do ta bëjnë këtë krim apo një krim të ngjashëm po t’u jepej mundësia edhe në të ardhmen. Po të mos mjaftonte kjo, është çështje shumë e rrallë në çdo juridiksion që të keni përpara dy individë që janë fanatikë dhe të angazhuar për të shkuarën e tyre penale dhe që e kanë thënë shumë qartë atë dhe besojnë se do të duhej që këtyre t’u jepej një masë dënimi me burg me qëllim që të mos insistojë asnjë shpresë që të shkatërrohet kjo gjykatë, ka thënë prokurori Smith.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …