Vazhdon tradita e pritjes së qytetarëve nga drejtuesit e Komunës së Malishevës

Në Komunën e Malishevës, vazhdon tradita e pritjes së palëve, apo qytetarëve, çdo të enjte duke filluar nga ora 13:00. Kështu edhe sot, dera ka qenë e hapur për qytetarët, të cilët i ka pritur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, e i cili është njoftuar me hallet, problemet dhe nevojat që kanë si qytetarë apo si komunitet në vendbanimet e tyre. “Qëllim i organizimit të pritjes së palëve, është njohja e drejtpërdrejtë me kërkesat dhe nevojat që kanë qytetarët, si individ apo si komunitet, dhe ofrimi i shërbimit të nevojshëm për qytetarët, për çështjet të cilat janë kompetencë e komunës, apo orientimin e qytetarëve për procedimin e nevojave të tyre në organet tjera”, ka thënë nënkryetari Krasniqi. Gjatë ditës së sotme, ka qenë një numër i madh i qytetarëve, të cilët janë pritur nga nënkryetari Krasniqi, e kjo formë e pritjes për qytetarët, do të vazhdoj çdo të enjte, ku dera e zyrës së kryetarit të komunës, është e hapur dhe në shërbim të qytetarëve.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë, zyrë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …