Në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft-Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba

Në ambientet e shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft-Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba. Në diskutime kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, drejtorët e drejtorive, përfaqësues të bizneseve e qytetarë të tjerë. Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka prezantuar Draft-Rregulloren si dhe në diskutime e sipër me qytetarë kanë vendosur së bashku për disa nga çështjet të cilët janë ngritur nga qytetarët gjatë diskutimit publik. Kryetari Nura ka mirëpritur propozimet e dhëna të cilat do të përfshihen në versionin final të rregullores. Kjo rregullore mbetet në diskutim publik deri në fund të këtij muaji andaj ftohen qytetarët që të dërgojnë kërkesa, vërejtje e sugjerime të cilat do të merren parasysh gjatë finalizimit të kësaj rregullore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …