Qeveria e Iranit është shprehur e gatshme për të ndihmuar Federatën Ruse në një kohë kur vendi përballet me sanksione. Ndihma Rusisë do t’i vijë në sektorin e energjisë dhe karburanteve. Deklarata u bë nga ministri i naftës Xhavad Uji, pas një interviste në Moskë me zëvendëskryeministrin rus Aleksandr Novak.
“Rusia na qëndroi pranë kur u vumë nën sanksione, ndaj sot e konsiderojmë detyrën tonë që të qëndrojmë përkrah saj në këto kushte të vështira dhe të ofrojmë ndihmë tha ministri iranian. Për ne, “vullneti i Teheranit për të zhvilluar bashkëpunim është i rëndësishëm, pavarësisht kufizimeve anti-ruse të Perëndimit”, tha Novak, duke theksuar rolin qendror të sektorit të karburantit dhe energjisë në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.