leoni

Mevlut Çavushoglu

Mevlut Çavushoglu: Ekziston mundësia që kryetarët Putin e Zelenskij të takohen në Turqi, nëse ka gjasa për një marrëveshje

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, e kanë ende mundësinë që të takohen për zgjidhjen e konfliktit. Duke folur në një konferencë të përbashkët në Lviv, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba, ka thënë se kishin rënë dakord për organizimin e një takimi midis Putinit dhe Zelenskit. Kurse ministri turk ka thënë se “ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje. Ne thamë dje se do të ishim të lumtur të presim. Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar ai. Ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se shpreson që Turqia nuk do të merrte anë dhe që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje midis shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …