Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mori pjesë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në punimet e sesionit të jashtëzakonshëm, në Strasburg. Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në takimin e mbajtur më 16 mars në Strasburg të Francës, zgjodhi zonjën, Theodora Bakojannis raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila është edhe kryesuese e Delegacionit të Greqisë në Asamble. Pas konfirmimit të rezultatit, tashmë e zgjedhura, znj. Theodora Bakoyannis, falënderoi anëtarët e këtij komiteti për besimin e dhënë dhe shtoi se do të përgatis raportin për Kosovën. Ndër të tjera ajo tha se është koha që rajoni dhe Kosova të integrohen në Bashkimin Evropian dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë. Zonja Bakojannis ka qenë ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë, si gruaja e parë më pozitë të lartë në Greqi dhe ka një karrierë të bujshme politike, që e bëjnë njohëse të mirë të rrethanave në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …