“Një qortim fuqive të botës, mbroni popujt e brishtë”.
Në ambientet e Bibliotekës së Montebellunos është mbajtur paraqitja e librit të Prof. Nusret Pllanës Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët, që e ka promovuar Shoqata kulturore shqiptare dhe kosovare Zëri i Atdheut, të Montebellunos, e udhëhequr nga Isuf Zenelaj, me pjesëmarrje të bashkësisë shqiptare dhe kosovare, të integruar me dekada të ndryshme në rrethin e Venetos.
Mbrëmjen e ka hapur avokatja Barbara Baretto Vogliano me përshëndetje të administratës komunale, që është e lidhur në veçanti me shqiptarët montebellunezë dhe me historinë e Ballkanit, duke përkujtuar historinë e rezistencës së qëndresës së etnive të cilat kanë kundërshtuar Serbinë me zhvillime të tmerrshme që mund të shkaktojnë këto luftëra.
“Prof. Pllana – komenton Barbara Beratto Vogliano – ligjërues i Universitetit të Prishtinës, ka dokumentuar me çelës të vërtetësisë dhe saktësisë së plotë pushtimin e Serbisë, të cilin e ka përjetuar edhe ai personalisht gjatë viteve ’86 – ’99, të kulmuar me rrethim dy mujor, që ka përjetuar popullata shqiptare që përbënë 96%, të përjashtuar nga shtëpitë dhe tokat e tyre”.
“Një gjenocid, vazhdoi avokatja montebelluneze, kundër një populli të tërë afro 2 milion njerëz, me mijëra të vrarë, të zhdukur dhe të burgosur. Një popull që bartë në vete plagë që i ka përshkruar mirë në librin e tij Prof.Pllana, si qortim fuqive të mëdha që t’i mbrojnë popujt e brishtë dhe në vështirësi.
Mendimi është për atë çka po ndodhë në Ukrainën e afërt, në shenjë të solidaritetit nga ana e pjesëmarrësve.”
(Përktheu nga italishtja: Prof.dr.Dom Lush Gjergji)