Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka bërë thirrje që në Rusi të bëhet një “spastrim natyral” i “fundërrinave dhe tradhtarëve”

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka bërë thirrje që në Rusi të bëhet një “spastrim natyral” i “fundërrinave dhe tradhtarëve”, që kritikojnë pushtimin e Ukrainës, të urdhëruar prej tij. Nëpërmjet një adresimi televiziv, më 16 mars, presidenti rus po ashtu e ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet për ta përçarë shoqërinë ruse, dhe të nxisë një konfrontim civil.  Ditën e djeshme, kryetari amerikan, Joe Biden e ka quajtur Putinin si kriminel lufte, ndërsa Kremlini i konsideroi këto deklarata si të pajustifikueshme. “Çdo popull, dhe veçanërisht populli rus, do të jetë gjithmonë në gjendje t’i dallojë patriotët nga fundërrinat dhe tradhtarët. Jam i bindur se ky vetëpastrim i natyrshëm dhe i domosdoshëm i shoqërisë vetëm sa do të forcojë vendin tonë, solidaritetin, kohezionin dhe gatishmërinë tonë për të përballuar çdo sfidë”, u shpreh Vladimir  Putin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …