leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa në Rahovec mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF),  ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar këto pika:

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;

  2. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Menaxhimin e Pasurisë jo Financiare ;

  3. Informatë mbi menaxhimin e aseteve komunale (inventari) për vitin 2021;

  4. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Draft-Strategjisë Komunale për Informim dhe Komunikim 2022-2025;

  5. Shqyrtimi propozim-vendimit për themelimin e çmimit “Ukshin Hoti”

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të

P-71510066-00386 -1, ZK – Pastasel;

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të

P-71510057- 02172-1, ZK – Rahovec;

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Çifllak;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e vendit (lokacionit) për ndërtimin e morgut për nevojat e komunitetit të fshatit Hoçë e Vogël dhe më gjerë;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën private – për interes publik;

  4. Informatë për listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;

  5. Shqyrtimi i draft-vendimit për shpalljen e pronave me interes të veçantë;

  6. Informatë mbi zbatimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në Komunën e Rahovecit;

  7. Shqyrtimi i propozim vendimit për formimin e komisionit ad hoc për këshillin e fshatit Hoçë e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …