Drejtoria e arsimit në Malishevë ndëshkon me heqje të meditjeve drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit për mungesa në orar të punës

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur, se në kuadër të zhvillimit të detyrave dhe aktiviteteve si drejtori, ka identifikuar mungesa në orarin e punës nga ana e 6 drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve dhe ndaj të njëjtëve është marrë masa e heqjes së mëditjeve.

“Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, ka deklaruar drejtoresha Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …