Blerim Isufaj

Janë shpallur rezultatet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë

Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dje janë intervistuar nga paneli vlerësues, ndërsa me numrin më të madh të pikëve u poentua Blerim Isufaj, me gjithsej 98.

Në garë për këtë pozitë janë: Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dy prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas rezultatit të intervistimit: Blerim Isufaj është vlerësuar me 98 pikë, Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi 84.2 pikë, Armend Hamiti 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani 74.2 pikë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …