Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të NATO-s. Shqipëria u zgjodh si vend për ndërtimin e një baze taktike ajrore në rajon dhe në janar të vitit 2022 filloi puna në terren për realizimin e projektit për modernizimin e Bazës Ajrore në Kuçovë, për ta shndërruar atë në një bazë taktike të NATO-s. Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, është paraparë të vendoset një mori aeroplanësh modernë luftarakë. Bazat ushtarake në Shqipëri të trashëguara nga regjimi komunist janë disa, ndërkohë vitet e fundit në qendër të vëmendjes është rikthyer Baza Ajrore e Kuçovës. Aleanca e NATO-s ka ndarë rreth 50 milionë euro për rindërtimin dhe ndërtimin e aseteve të nevojshme për realizimin e fluturimeve në përmbushje të standardeve të NATO-s Baza pritet të futet në funksion para vitit 2023. Ajo ndodhet në territorin e Bashkisë Kuçovë, Qarku i Beratit, 85 kilometra në jug të Tiranës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …