Mustafa: Tani radhën për vendime e kanë ata që po flasin fjalë të mëdha

Duke komentuar qëndrimet që po paraqiten se a duhet lejuar apo mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, ish kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se tani radhën për vendime e kanë ata që po flasin fjalë të mëdha. “Kjo Qeveri dhe Presidentja kanë dhënë vlerësime të rënda për votimet që janë lejuar në periudhat e kaluara, përmes OSBE-së. Kosova duhet të vendosë karshi të drejtave kushtetuese të qytetarëve të saj serb dhe jo karshi kërkesave të Serbisë. Qytetarët serb të Kosovës, të cilët kanë edhe shtetësi të Serbisë, kanë të drejtë të votojnë. Se ku dhe si do të votojnë, do duhej të mendojë Qeveria, e cila po përballet me kërkesa nga SHBA dhe BE për të gjetur zgjidhje. Gjithsesi që çdo zgjidhje duhet të jetë në frymën e Kushtetutës. Ne kemi dëgjuar interpretime profesionale të Kushtetutës nga njerëz që janë kompetent prandaj mendoj se gjerat janë të qarta. Tani radhën për vendime e kanë ata që po flasin fjalë të mëdha, të cilët duhet të mendojnë, sa për fjalët dhe akuzat e tyre aq edhe për stabilitetin e Kosovës” ka deklaruar mes tjerash ish kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …