leoni

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë: SHBA-të janë të përkushtuara e të palëkundura për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të përkushtuara e të palëkundura për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Duke iu referuar vizitës së fundit të delegacionit të Amerikës në vendin tonë, Shtpëa e Bardhë njofton se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Këshilltarja e Lartë është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti si dhe ka vizituar kampet “Liya” dhe “Bondsteel”. “Dr. Sherwood-Ramdall ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë rajonale, siç dëshmohet edhe përmes udhëheqjes së qëndrueshme të SHBA-së në misionin e NATO-s në Forcën për Kosovën (KFOR) dhe mbështetjes thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila vazhdon zbatimin e planit dhjetëvjeçar”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …