leoni

Wang Yi: Koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë

Duke folur për luftën në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka deklaruar se koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë. Ai ka theksuar se zgjidhja afatgjatë do të ishte të braktisej mentaliteti i Luftës së Ftohtë, të ketë  përmbajtje nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet me të vërtetë një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet stabiliteti afatgjatë në kontinentin evropian. “Kina do të vazhdojë të marrë vendime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazë kundër Kinës”, u tha Wang Yi gazetarëve, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …