Dhjetëra mijëra spanjoll kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të ushqimeve, energjisë dhe karburantit. Protesta kundër rritjes së çmimeve ka nisur ditë më parë nga ngasësit e kamionëve për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve të naftës por ajo është fuqizuar pas përkrahjes nga partitë opozitare dhe kategori tjera të shoqërisë që janë prekur nga rritje e çmimit të produkteve tjera, ushqimeve dhe energjisë. Protestuesit kanë deklaruar se rritja e çmimeve ka shkaktuar situatë serioze sepse shumë njerëz duhet të udhëtojnë me makinë çdo ditë për të shkuar në punë. Karburanti shtrenjtohet gjithnjë e më shumë, por pagat tona mbeten njësoj, madje edhe më të ulta për shkak të inflacionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …