Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Li Ju Çeng përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë dhe kritikoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Në një konferencë për media në Pekin, ai tha se NATO-ja ishte “mbetja e Luftës së Ftohtë” dhe se zgjerimi i saj mund të rezultojë “pasoja shumë të tmerrshme” për fuqitë e mëdha si Rusia. Diplomati kinez i ka bërë këto komente pasi kryetari amerikan, Xho Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Xhin ping, më 18 mars, diskutuan lidhur me situatën në Ukrainë. Zëvendësministri i Jashtëm kinez kritikoi gjithashtu sanksionet ekonomike kundër Rusisë. Sanksionet ndaj Rusisë shkojnë deri në atë masë sa të përdoren si armë globale, madje as sportistët dhe artistët nuk kursehen”, tha Li Ju Çeng.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …