Emisari Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka kërkuar të gjenden modalitete për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë. Sipas tij, kjo i hapë rrugën takimeve në nivel më të lartë negociatorësh në kuadër të procesit të dialogut. Kosova ka disa alternativa që u mundëson qytetarëve të saj serbë me dy shtetësi të votojnë në këto zgjedhje. Karakteristikat e marrëdhënieve tona me Serbinë janë të ndryshme me të vendeve të tjera, andaj si të tilla, do të mund të gjendeshin modalitete, qoftë votimi në kufi, votimi në ambasada apo në pikën diplomatike të Serbisë në Kosovë”, Eugen Cakolli, Instituti i Kosovës për Demokraci. Megjithatë, kjo mund të bëhet vetëm nëse ka kërkesë nga ana e Serbisë drejtuar institucioneve të Kosovës. Qeveria deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim për lejimin ose jo të zgjedhjeve serbe edhe në territorin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …