Ish-komandanti i trupave të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 1999, Majk Xhekson, i cili ishte komandanti i parë i trupave të Aleancës Veriatlantike, nuk e ka “përjashtuar mundësinë” që konflikti në Ukrainë të nxit Luftën e Tretë Botërore. Gjenerali, Xhekson ish-komandanti i ushtrisë britanike, ka theksuar se pushtimi rus në Ukrainë e ka futur botën në një “territor të pa eksploruar”. Mike, i cili udhëhoqi ushtrinë gjatë ndërhyrjes ushtarake në Irak gjatë vitit 2003, ka bërë të ditur se veprimet e Moskës nënkuptojnë se rreziku i vendosjes së armëve bërthamore është rritur potencialisht. Që të dyjat, Kremlini dhe anëtarët e aleancës së NATO-s, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, posedojnë raketa bërthamore. Duke folur për mediet ai është pyetur nëse mendon se beteja mes Ukrainës dhe Rusisë mund të eskalojë në Luftën e Tretë Botërore, ai thotë se nuk mund ta përjashtoj. Është e vështirë të thuhet”. “Situata është shumë delikate në kuptimin perëndim-lindje dhe të ardhmen e saj. Është një territor i pa eksploruar. Fal zotit nuk kemi parë përdorim të armëve bërthamore që nga viti 1945”, ka thënë gjenerali i pensionuar britanik, Majk Xhekson.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …