leoni

Gjykata Speciale

Gjyqtari i Gjykatës Speciale pyet Prokurorinë se a mund të përfundojnë hetimet kundër krerëve të UÇK-së, deri më 6 maj

Në konferencën e 11-të për ecurinë e çështjes në rastin e pretenduar penal kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e paraparë që të mbahet më 24 mars, gjyqtari do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit  ta njoftojë nëse mund të përfundojnë hetimet deri më 6 maj. Gjatë kësaj konference, do të diskutohet për zbulimin e provave, përkthimet, hetimet e prokurorisë dhe mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi”. Nëse ZPS mund të sigurojë një përditësim të mëtejshëm mbi datën e parashikuar të përfundimit të hapave të pazgjidhura hetimore, duke përfshirë nëse hetimet mund të përfundojnë deri më 6 maj 2022”, është thënë në vendim, ku theksohet se do të diskutohet në vendimin e gjyqtarit paraprak. Gjithashtu në këtë konferencë do të diskutohet edhe lidhur me propozimet për thjeshtimin e procedurës në këtë çështje. Më 9 nëntor, të vitit 2020 në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. I pafajshëm është deklaruar edhe Kadri Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi me 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …