Në Ditën Botërore te Sindromës Down, nxënësit e SHFMU “Lidhja e Prizrenit” marshuan në rrugët e qytetit nën moton “Ec me këpucët e mia”. Në këtë organizim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili i mbështeti personat me sindromën Down dhe ju ofroj mbështetjen e tij dhe komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj tha se, synimi i kësaj dite është krijimi i një zëri të vetëm për të drejtat e personave me Sindromën Down, është dita kur ne festojmë arritjet dhe mbështesim të drejtat e tyre.