Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoreshën e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtorin e shërbimeve publike Arben Halilin si dhe me drejtues të ndërmarrjes publike lokale “Ambienti”, kanë bërë mbjelljen e luleve në sheshin e qytetit. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Ferizaj, Arben Halili, me këtë rast ka thënë se ky është vetëm fillimi i aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të mbrojtjes së ambientit dhe mjedisit për rregullimin e hapësirave publike në qytetin tonë. “Sot po mbjellim lule pranverore dhe vjeshtore si dhe drunj dekorativ, ndërsa fokus kryesor do të jetë qendra e qytetit, por edhe parqet e ndryshme. Do të bëjmë edhe mirëmbajtjen e drunjve dekorativ mbjellja si dhe kompensimin e drunjve të thatë”, ka thënë drejtori Halili. Lulet dhe drunjtë dekorativ, në sheshin e qytetit në Ferizajt, gjatë gjithë kohës do ta kenë edhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Për mirëmbajtjen e hapësirave publike gjatë gjithë kohës do të kujdeset ndërmarrja publike lokale “Ambienti” në Ferizaj.