leoni

Në shënim të Ditës Botërore të Poezisë, DKRS në komunën e Rahovecit organizoi orë letrare

Në shënim të Ditës Botërore të Poezisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit organizoi orë letrare me krijues dhe nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Rahovecit. Me këtë rast drejtori i DKRS-së Afrim Dina falënderoi poetët për bashkëpunimin dhe i siguroi se kjo drejtori edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë në forma të ndryshme krijimtarinë letrare. Ndërsa zyrtari i DKRS-së Qemajl Krasniqi foli për rolin e poezisë në tërësinë e krijimeve letrare. Lidhur me ndërlidhjen e krijimtarisë gojore dhe poezisë, një vështrim kronologjik e bëri Prof. Dr. Sabahajdin Cena. Më pas krijuesit Blerta Nalli-Gashi, Hazir Luta, Milazim Bajraj, Hysen Berisha, Valbona Hoti dhe disa krijues të rinj, paraqitën disa krijime artistike të tyre dhe të autorëve të ndryshëm. Në këtë ceremoni disa nga krijuesit i dhuruan përmbledhje me poezi e romane Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”, dhurata që i pranoi drejtori Afrim Dina.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …