Në mbledhjen me grupin parlamentar dhe kryesinë, Basha tha se ka marrë vendimin të bëjë një hap pas, duke u tërhequr nga posti i kryetarit por do të vazhdojë të punojë për ringritjen e PD-së dhe bashkimin e demokratëve, por në asnjë moment nuk e përmendi Berishën. “25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët dhe për shqiptarët, masakra zgjedhore ndali ndryshimin me 25 prill. Shpresa per tu ringritur ka marrë për fat te keq prej goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te pa parim dhe te pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve. Unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do bëj gjithçka qe ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen. Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standardeve tona si demokratë”, ka thënë Basha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …