U mbajt takimi i rregullt javor i koordinimit lokal të sigurisë në Suhareke

Në takimin e rregullt javor të sigurisë në komunën e Suharekës u fol për aktivitetet e komunës dhe u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunë, zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se këtë muaj ka rënje të aksidenteve në trafik, 30% më pak se muajin e kaluar. Ai pastaj ka shtuar se gjatë javës ka pas 4 aksidente, 1 lëndim trupor, 6 vjedhje, 1 kanosje dhe 1 tentim vetevrasje. Sylaj ka raportuar edhe për dy Plane operative që janë duke u zbatuar si dhe për shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe shtimin e masave të sigurisë nëpër ambientet afer shkollave. Ai ka ngritur shqetësimin rreth vendosjes së kamerave të sigurisë, nëpër vendet më të frekuentuara në qytet. Ndërkaq, për aktivitetet e komunës ka fol kryesuesi i këtij takimi, Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …