leoni

KPF në Junik mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Junikut i kryesuar nga Shpejtim Gacaferi mbajti sot takimin e radhës, ku i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Kërkesë për ndryshimin e planit të buxhetit për të hyrat vetanake për vitin 2021,

– Kërkesë dhe bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021 në vitin 2022,

– Kërkesës për përbërjen e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,

– Kërkesë për miratimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkomunal -ndërkombëtar,

– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës së Junikut, të ngritura nga anëtarët,

Të gjitha këto pika u diskutuan dhe u aprovuan qe të kalojnë në Kuvendin Komunal për diskutim dhe miratim.

Bazuar ne autorizimet ligjore të qeverisjes lokale Shpejtim Gacaferi Kryesues i Kuvendit Komunal e kryesoj këtë seancë në të cilën u zgjedh kryesuese znj.Zejnep Gaxherri për të vazhduar me udhëheqjen e mbledhjes me pikat tjera të  rëndit të ditës.

Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Prill 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …