U mbajt sesion informues për skemën e granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar”

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur  sesion informues për skemën e granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” që jepen nga Ministria për Zhvillim Rajonal për ndërmarrësit e rinj (start-up). Ky sesion është organizuar nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug. Erhan Morina, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, në hapje të sesionit ka thënë se qëllimi i mbajtjes së këtij sesioni është që t’i informojmë ndërmarrësit e rinj (start-up), të komunës për procedurat e ndjekura për të aplikuar në këto grande. Këto informata do t’i merrni nga zyrtari i AZhRJ-së. Enver Hoxha, zyrtar i Agjencisë për Zhvillim Rajonal Jug, i ka informuar të pranishmit lidhur me skemën e granteve duke thënë se: përkrahja financiare nga MZHR-ja është në vlerë prej 1 milion e  373 mijë euro i ndarë në tri loto: Loti 1a-Start-up (ndërmarrës pa biznese të regjistruar); loti 1b- Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi prej 2, 000 euro-10, 000 euro, dëshmuar nga ATK për vitin e fundit); loti 2-Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi min. 10,001 euro deri në 300, 000 euro, i dëshmuar nga ATK për vitin e fundit. Afati i fundit për aplikim është 13 prill 2022, në ora 16:00.  Aplikimi bëhet online përmes platformës ekosova (https://ekosova.rks-gov.net/ ). Përfituesit nga skemat e viteve 2020 dhe 2021 nuk kanë të drejtë aplikimi për këtë thirrje. Gjithashtu edhe përfituesit që kanë dështuar në implementimin e projekteve nga këto skema.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …