U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e KPF-së në Viti  

Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi është mbajtur mbledhja e II-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash disa pika të rëndësishëm për këtë komunë. Në fillim  në këtë  takimi  është paraqitur nga Njësia e Auditimit të Brendshëm, plani vjetor i auditimit dhe plani strategjik për vitin 2022. Gjithashtu në këtë takim  janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash edhe për themelimin e  komiteteve të ndryshme si: Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komiteti për Shërbime Publike, Komiteti për Planifikim, Rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjithashtu pas shqyrtimit janë votuar me shumicë votash edhe këto pika:

– Propozim vendimi për shpalljen  në konsultim publik të draft ndryshimit të plotësimit të statutit të komunës së Vitisë me nr. 01-013/491 të datës: 21.04.2011.

-Propozim Vendimi për shpalljen në interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale me nr. 00002-3 në zonën kadastrale Letnicë.

-Propozim vendimi për aprovimin e Planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2022.

– Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat në fshatin  Kabash.

Ndërkaq në fund të këtij takimi është dhënë edhe një Informatë për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)  për periudhën Janar – Dhjetor 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …