Nxënësja Viola Kastrati fituese e vendit të parë të garave të recituesve në “Flakadani i Karadakut 2022”

Janë mbajtur garat rajonale të recituesve për nxënësit e shkollave të mesme. Një fjalë përshëndetëse, në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë e mbajti drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini, e cila pasi ka falënderuar gjitha shkollat pjesëmarrëse, ka theksuar se angazhimi i nxënësve për dije dhe arritje profesionale, është parakusht për realizimin e amanetit të dëshmorëve. “Vet pjesëmarrja e juaj në garat e recituesve, është kontribut i madh që po jepni madhështi Manifestimit Flakadani i Karadakut. Ju po nderoni figurën e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekrra, për çka po mbahet ky Manifestim. Andaj, suksese gjithë juve nxënësve pjesëmarrës në garën e sotme të recituesve”, ka thënë drejtoresha Emini. Në emër të shkollave pjesëmarrëse, një fjalë rasti ka mbajtur edhe profesoresha Ramize Dardhishta. Nga juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, vendin e parë e zuri nxënësja Viola Kastrati nga shkolla e mesme e Dardanës, vendin e dytë Rina Ahmeti nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe vendin e tretë Suela Vishi nga shkolla e mesme e Kaçanikut.  Këshilli organizativ ndau mirënjohje për të gjithë nxënësit pjesëmarrës, ndërkohë çmimet i ndau Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, Drejtori për Kulturë, Rini e Sport Valmir Sahiti dhe Kosovare Azemi, vajza e dëshmorit Nijazi Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …