Në fshatin Tushilë kanë filluar punimet në realizimin e projektit për rregullimin e rrjetit të kanalizimit fekal

Në fshatin Tushilë kanë filluar punimet në kuadër të realizimit të projektit për rregullimin e rrjetit të kanalizimit fekal. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, në teren ka dal drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Sipas tij, projekti parasheh përfshirjen e të gjitha lagjeve të fshatit Tushilë, në rrjetin e kanalizimit fekal. Drejtori Mulaj ka siguruar se e gjithë puna do të realizohet sipas projektit dhe paramasave të kontraktuara.

Ndryshe, Komuna e Skenderajt, në kuadër të planit të punës për këtë vit, do të investojë në projekte në fusha si; infrastrukturë rrugore, rrjet të ujësjellësit, kanalizimit dhe investime të tjera.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …