Nga 1 prilli deri më 30 maj 2022 edhe në Rahovec do të ketë ndihmë juridike falas

Një lajm i mirë për qytetarët e Rahovecit, është ndihma juridike falas, që do të ofrohet nga 1 prilli deri më 30 maj 2022 edhe në Rahovec, për të gjithë ata që s’mund t’i përballojnë shpenzimet për këto shërbime.  Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka takuar drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi, me të cilën u morën vesh që “KLINIKËN MOBILE” (pilot-projekt me UNDP-në), të vendoset në oborrin e Komunës së Rahovecit, e më pas edhe zyrën e përhershme në mjediset brenda objekteve të komunës. Kryetari Latifi ka thënë se, jam shumë i lumtur që qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Gjakovë për t’i shfrytëzuar këto shërbime, por do t’u ofrohen në komunën tonë. Falënderoj zonjën Alaj-Kalanderi për vullnetin dhe bashkëpunimin e mirë me komunën e Rahovcit! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …