Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se dyshon se fshihet diçka prapa deklaratave të Albin Kurti, të cilat s’do të duhej të thuheshin nga kryeministri i një vendi që ishte viktimë e gjenocidit. Kurti barazoi Kosovën që ishte viktimë me Serbinë që kreu gjenocid në vendin tonë. “Ai kryeministër që vlerëson se edhe Kosova ka nevojë me u liru prej kriminelëve të luftës në politikë dhe institucione, le t’i jep emrat se kush janë… Një deklaratë e tillë kaq e dëmshme për vendin e tij, pra ku e ka fillin kjo deklaratë, ose ku e ka fillin deklarata tjetër e hapjes së arkivave, Po na barazon ne me hapjen e arkivave të ushtrisë gjenocidale të Millosheviqit”, tha Haradinaj në një emision televiziv. “Të gjitha këto hedhin dyshime se nga e ka burimin kjo dhe atëherë të kthehen në mendje disa lajme se është ndodh njëherë në një makinë me pjesëtarë të BIA’s serbe i mbuluar me batanije, saktësoi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …