Maqedonia e Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje për kapërcimin e dallimeve që kanë bllokuar procesin e integrimit në BE

Clement Bone: Ka sinjale pozitive mbi diskutimet lidhur me çështjet bilaterale midis Bulllgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit të 27 ministrave të çështjeve europiane, në Bruksel, ministri francez për çështjet europiane, Clément Bone  ka komentuar fjalimin në Parlamentin Europian nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sipas të cilit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë afër gjetjes së një marrëveshjeje, që do të zhbllokonte ngërçin e krijuar për shkak të çështjeve bilaterale në nivelin historik, kulturor dhe gjuhësor. Bone tha se është e vërtetë që ka sinjale lidhur me çështjet bilaterale që janë diskutuar dhe po diskutohen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kam qenë në vizitë në Bullgari në fillim të presidencës franceze, menjëherë pas konfirmimit të qeverisë së re në Bullgari. Kam qenë në kontakt edhe kohët e fundit me autoritet bullgare dhe me kryeministrin e Bullgarisë Petkov. Është një angazhim shumë serioz, si nga Shkupi dhe nga Sofia për të gjetur një zgjidhje mbi çështjet bilaterale që kanë shkaktuar pengesë. Nëse këto përpjekje kurorëzohen në javët që vijnë, atëherë do t’i takojë presidencës franceze, që të vijojë me etapat e ardhshme. Shpresojmë që të ndodhë kështu. Por nuk mund t’ju them sot, që ne mund të fillojmë negociatat e anëtarësimit, saktësoi  ministri, Clement Bone.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …