Albin Kurti

Albin Kurti, gjatë zgjedhjeve kishte thënë se reciprociteti me Serbinë është çështje ditësh apo javësh, por tashmë ka kaluar një vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se reciprociteti me Serbinë është çështje ditësh dhe javësh e kurrsesi muajsh, në rast se ai bëhet kryeministër. Kurti sërish flet për reciprocitetin por jo për vonesën pasi  është në bisedime me ministren e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që kur të vendoset  të vendose mirë dhe njëherë e përgjithmonë. E kam ndërmend ta zbatojmë reciprocitetin sepse është parim i raporteve të shëndosha demokratike, evropiane, ndërfqinjësore dhe për këtë po bisedojmë me ministren e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajadri”. “Do t’ju njoftojmë kur do ta bëjmë këtë, por nuk dëshirojmë ta bëjmë e të mos ketë sukses të plotë, sepse kosto do të ishte shumë më e madhe sesa tani, kur qartazi s’ka raport simetrik në mes të Kosovës e Serbisë”, është shprehur Kurti, i cili nuk pranon të flasë për premtimet që kishte dhenë gjatë zgjedhjeve,  për disa ditë apo të shumtën disa javë, per reciprocitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …