Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Brahim Mehmetaj, iu ka përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagë

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Brahim Mehmetaj, iu ka përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagë

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Brahim Mehmetaj iu ka përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë rreth pretendimeve të prokurorisë se në një kompleks shtëpish në Zllash janë kryer krime lufte. Brahim Mehmetaj ka thënë se kishte dëgjuar që në atë kompleks të jenë mbajtur persona, por ka shtuar se nuk e beson një gjë të tillë. Ai ka thënë se lidhur me këtë janë dhënë deklarata të pavërteta dhe sipas tij, Salih Mustafa nuk është i përfshirë në çështje të tilla që lidhen me arrestime apo maltretime. Ndërkohë Prokurorja Silvia D’Ascoli ka nxjerrë një pjesë të intervistës, të cilën dëshmitari Mehmetaj ia kishte dhënë Zyrës  në janar të vitit 2020 duke e cituar të ketë thënë se pas luftës ka dëgjuar se në Zllash ishte një dhomë ku mbaheshin njerëz. Mehmetaj ka thënë se në atë intervistë është përgjigjur rreth asaj që ai ka dëgjuar por që nuk ishte konfirmuar asnjëherë. Ai ka shtuar se para gjykatës tani ndodhet nën betim dhe se do të flasë vetëm të vërtetën duke shtuar e vërteta është se ai beson që nuk ka pasur vendndalim në Zllash.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …