23 vjet më parë, më 24 mars të vitit 1999, rreth orën 20.00 Aleanca ushtarake Veriatlantike, pas një kohe të përgatitjeve dhe pasi delegacioni serb nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen paraprake në Rambuje të Francës. kishte filluar bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi, Mali i Zi. Sulmi ushtarak i forcës më të madhe ushtarake të botës u ndërmor për shkak të dhunës, spastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova, të cilin e kishte ushtruar regjimi i Serbisë, në krye me Sllobodan Millosheviqin. Fillimin e bombardimeve të NATO-s në Bruksel, e kishte lajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Havier Solana. Sulmet e Aleancës nga ajri kanë zgjatur deri më 10 qershor të vitit 1999, kur në Kumanovë Serbia kishte nënshkruar kapitullimin dhe në bazë të marrëveshjes kishte filluar edhe tërheqjen përgjithmonë të forcave ushtarake e policore nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …