Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, priti veprimtarin e shquar, Ramiz Tafilaj

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, priti veprimtarin e shquar, Ramiz Tafilaj

]Kryetari Shehu, pasi që ka falënderuar Tafilajn për vizitën dhe për gjithë veprimtarinë e tij atdhetare, e ka njoftuar për zhvillimet komunale dhe planet qeverisëse, ku prioritet do ketë arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi i turizmit si njëri nga sektorët e zhvillimit ekonomik. “Ju përgëzojmë për kontributin që po jepni në promovimin e vlerave tona kombëtare, duke mos kursyer në botimin e librave historike, shkencore apo të natyrave tjera. Puna e bashkatdhetarëve tanë në botë, e sidomos Lobi shqiptar në Shtetet e Bashkuara, është garancë për miqësinë e këtij shteti me Kosovën”, është shprehur kryetari Shehu, duke i bërë të ditur disa nga projektet qeverisëse të cilat mund të realizohen me përkrahje të donatorëve vendor apo ndërkombëtar. Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, veprimtari i palodhshëm, Ramiz Tafilaj, është shprehur i lumtur se Kosova si një nga shtetet më pro amerikane, çdo ditë e më shumë po zhvillohet, sidomos me investimet infrastrukturore. “Kosova është vend strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj nuk është e rastësishme miqësia me këtë shtet. Interesi amerikan është që të jetë e pranishme në Gadishullin ballkanik, ndaj Kosova dhe Shqipëria janë shtete strategjike për interesa amerikane”, ka thënë Tafilaj, i cili i dhuron kryetarit Shehu disa ekzemplarë të librit “Krimet serbe në Deçan dhe Junik”, të autorit Adem Lushaj, libër i përkthyer në gjuhën angleze!

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …