Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror, kushtuar 24-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”. Me këtë rast, Ramush Haradinaj duke vlerësuar lartë veprën e dëshmorëve të renë në “Epopenë e Dukagjinit”, ka thënë se çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me heroizëm dhe atdhedashuri. Sot, me 24 mars, nderojmë Gazmendin, Himën e Agronin, dhe të gjithë ata që përjetësisht mbesin frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Po ashtu, kujtojmë 24 marsin kur nisi t’i jepej fund regjimit të egër të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Të rënëve dhe secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit. Aleatëve tanë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, faleminderit. Faleminderit përjetësisht!” ka shkruar Ramush Haradinaj.