24 marsi në Ferizaj shënohet me kafen e miqësisë dhe falënderimeve

Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj,  ka realizuar takimin e kafesë së miqësisë dhe falënderimit, për të përkujtuar përvjetorin e 23-të  të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati-Shabani, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj, përfaqësues të Policisë së Kosovës nga rajoni  i Ferizajt, pjesëtarë e KFOR- it amerikan, shoqëria civile dhe mediat.

Me këtë rast Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në “AVONET”, ka thënë se kjo datë tashmë është bërë tradicionale që të shënohet në Ferizaj, datë që ka një rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës.

Ndërkaq nënkryetari i  Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, tha se kësaj kafeje i është përgjigjur me shumë kënaqësi, duke e konsideruar Ferizajn si vend të tolerancës në të gjitha fushat.

Në fund të shenjë respekti për KFOR-in amerikan, janë ndare edhe mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …