leoni

KK në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e parë

Komiteti për Komunitete në komunën e Skenderajt ka mbajtur takimin e parë, në të cilin anëtarët e tij kanë diskutuar për pikat e rendit të ditës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka fol për prioritetet e komunës, sa i përket investimeve publike ne fshatrat ku bashkëjetojnë serbët dhe shqiptarët (Bajë e Syriganë).

Ai ka thënë se Komuna do të investojë në infrastrukturën rrugore dhe në sistemin e trajtimit të ujërave të zeza, po edhe në fusha të tjera kudo që paraqitet nevoja, me qëllim të ngritjes së mirëqenies se qytetarëve.

Në këto fshatra, siç tha kryetari Nura, bashkëjetesa është në nivele të kënaqshme, e po ashtu edhe çështja e sigurisë është e mirë.

Për këtë temë foli edhe komandanti i Stacionit Policor në Skenderajt, Muhamet Kajtazi, i cili konstatoi se situata është e qetë dhe stabile, ku nuk është raportuar për ndonjë rast të kësaj natyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …