Më 24 mars, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sesion orientues me ç ‘rast ndau grante për 28 organizata dhe strehimore në Kosovë, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), në shumë të përgjithshme prej 276,548€. Më saktësisht, këto grante u dhanë 19 Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe nëntë strehimoreve me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë përmes nismës së RrGK-së “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19”.
Këto nisma do të kontribuojnë në përmbushjen e Objektivave Strategjike të identifikuara nga anëtaret e RrGK-së në Strategjinë e RrGK-së për vitet 2019-2022, në drejtim të mbështetjes, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave. E gjithë kjo përmes një qasjeje e cila bazohet në të drejtat e njeriut dhe arritjen e një ndryshimi të qëndrueshëm, e veçanërisht në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Përfitueset e granteve të raundit të 17-të të FGK-së janë:
- Medica Kosova me nismën “Rritja e mirëqenies së fëmijëve/studentëve për një jetë pa dhunë” (9,998€).
- Handikos Mitrovica me nismën “Sfidat e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në mes të COVID-19 në Komunën e Mitrovicës” (9,906€)
- Shoqata e të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar me nismën “Menaxhimi i situatës së pandemisë Covid-19 për personat e verbër dhe me pamë të dobësuar” (9,562€)
- Organizata Foleja me nismën “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 te gratë dhe vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian” (9,989€)
- CECD Friends me nismën “Jeta pa dhunë në familje – promovimi i mekanizmave të mbrojtjes nga dhuna në familje” (9,351€)
- Shoqata për Edukimin dhe Përkujdesjen e Familjes me nismën “Përmirësimi i njohurive dhe fuqizimi i të rinjve për një jetë pa dhunë dhe ngacmime seksuale” (9,900€)
- Lëvizja YMCA me nismën “Promovimi i lëvizjes feministe përmes fuqizimit të vajzave dhe djemve” (9,868€)
- Lulishtja me nismën “Fuqizimi ekonomik i grave pas krizës së pandemisë COVID-19, përmes krijimit të vendeve të punës miqësore për familjen” (9,998€)
- Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) me nismën “Fuqizimi i mekanizmave për buxhetim të përgjegjshëm gjinor” (9,994€)
- Femrat Aktive të Gjakovës me nismën “Ofrimi i mbështetjes ligjore dhe psikologjike për gratë që janë viktima të dhunës në bazë gjinore” (9,975€)
- Instituti për Dialog dhe Mosdiskriminim me nismën “Trajtimi i problemeve psiko-sociale dhe ekonomike te gratë të shkaktuara nga pandemia COVID-19” (9,965€)
- Shoqata e Gruas Pensioniste “Vita Jeta” me nismën “COVID-19 dhe diabeti te të moshuarit” (9,794€)
- Bliri me nismën “Rritja e vetëdijes për shëndetin riprodhues te të rinjtë” (9,668€)
- Omladinski Centar Gracanica me nismën “Fuqizimi i vajzave me synim arritjen e pavarësimit ekonomik dhe pjesëmarrjen aktive në proceset vendimmarrëse” (10,000€)
- Organizata Violeta me nismën “Vetëdijesimi i vajzave dhe grave në Komunën e Podujevës për një jetë pa dhunë me bazë gjinore” (9,980€)
- Zana me nismën “Fuqizimi ekonomik dhe politik i grave në Komunën e Klinës” (9,506€)
- You Can Do me nismën “Promovimi i mekanizmave shtetëror që gratë dhe vajzat me nevoja të veçanta të jetojnë pa abuzime seksuale” (9,978€)
- OJQ Rikotta me nismën “Parandalimi i dhunës përmes fuqizimit ekonomik të grave në Komunën e Prizrenit” (9,996.50€)
- Organizata për Hulumtim- OMNES me nismën “Avokimi institucional për mbrojtje nga dhuna dhe trajtimi i ndikimit të pandemisë COVID-19 në stres dhe depresion te gratë” (9,802.50€)
Përfitueset e granteve (strehimoret) të raundit të 17-të të FGK-së janë:
- Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve Liria me nismën “Përfshirja e institucioneve dhe shërbimeve përkatëse shtetërore me qasje të koordinuar ndaj dhunës ndaj grave dhe asaj në familje sipas Konventës së Stambollit” (9,565€)
- Zenski Centar me nismën “Promovimi i të drejtave të viktimave të dhunës në familje përmes aktiviteteve digjitale dhe avokuese” (9,996€)
- Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) me nismën “Strehim , rehabilitim dhe riintegrim për gra dhe fëmijë , viktima te dhunës ne familje” (9,993€)
- Qendra për mirëqenien e gruas me nismën “Ofrimi i strehimit, mbështetjes ligjore dhe psikologjike për gratë e mbijetuara të dhunës” (9,996€)
- Shtëpia e sigurt- Gjakovë me nismën “Fuqizimi psikosocial i grave që kanë përjetuar dhunë në familje dhe ngritja e vetëdijes se partnereve abuziv përmes këshillimit psikosocial” (10,000€)
- QMGF “Raba Voca” me nismën “Ngritja e vetëdijes kundër dhunës ndaj grave” (9,993€)
- Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve Prizren (QSGFP) me nismën “Ngritja e vetëdijes dhe fuqizimi i viktimave të dhunës në familje” (9,983€)
- Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, Shtëpia ime– Ferizaj me nismën “Fuqizimi i Mekanizmit Koordinues për Mbrojtje nga Dhuna në Familje për Regjionin e Ferizajt” (9,837€)
- Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me nismën “Mbrojtja, avokimi dhe promovimi i të drejtave të viktimave dhe të viktimave potenciale të trafikimit me qenie njerëzore” (9,952€)
Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat përpiqen të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo me personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 252 grante, duke përkrahur kështu 149 organizata, në shumën e përgjithshme prej 1,477.067€. FGK ka pasur më shumë se 24,387 përfitues. Përveç Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, në vitin 2022, Fondi i Grave të Kosovës mbështetet edhe nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) si dhe Sigrid Rausing Trust.