Kryetari i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Haradinaj ka rikujtuar se si Qeveria e Kosovës e ka refuzuar projektin e gazit amerikan. Ai ka thënë se shpreson që pas kësaj marrëveshje, kryeministri dhe Presidentja ta ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë, pasi “gazpromi rus tashmë ka vdekur”. Haradinaj ka saktësuar me këtë rast se kryetarja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet kryetari amerikan Xho Biden! Haradinaj konstaton se tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të kryetares dhe të ndryshojnë qëndrim, urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë”, ka shkruar, kryetari i AAK-s, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …