Kryetari Nura ka pritur në takim presidenten e Fondacionit StrayCoco nga Zvicra

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë pritur në takim presidenten e Fondacionit StrayCoco nga Zvicra, Helen Worsmer, me bashkëpunëtorë, më të cilët ka diskutuar për ecurinë e implementimit të projektit që po zhvillohet në Skenderaj e që ka të bëjë me trajtimin e qenve endacakë.

Kryetari Nura ka falënderuar miqtë nga Zvicra, për bashkëpunim korrekt, ndërkohë që është shprehur i kënaqur me ecurinë e projektit.

Siç është shprehur ai, qentë endacakë paraqesin problem për qytetarët tanë, por ky projekt që po implementohet, do të kontribuojë të zbutet situata sa i përket rrezikut që mund të paraqesin këto kafshë.

Drejtoresha Worsmer e ka falënderuar kryetarin Nura për korrektësi në bashkëpunim, duke premtuar projekte të tjera të kësaj natyre edhe në të ardhmen.

Në kuadër të projektit, parashihet trajtimi profesional nga veterinarë të cilët i trajtojnë me metoda bashkëkohore në klinikën në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …