Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka hedhur poshtë mundësinë që çështja e demarkacionit të kufirit me Kosovën, të hapet sërish. “Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar në vitin 2015 dhe se dy shtetet duhet të shkojnë përpara për një jetë më të mirë për qytetarët e tyre”. Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës u finalizua në vitin 2015. Marrëveshja u konfirmua nga të dyja qeveritë në vitin 2015 dhe hyri në fuqi në vitin 2018. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez, Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë e përbashkët në shkurt 2018. Ata i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen. Parlamenti i Kosovës e ratifikoi një muaj më vonë. Si dy shtete, ne duhet të ecim përpara për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, është përgjigjur kabineti i Gjukanoviqit për “Vijestin”. Reagimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ka thënë gjatë javës se kaluar se pritet trajtimi i kësaj çështjeje me qeverinë e re malazeze, pasi sipas tij qeveria e mëparshme kishte qenë pro ruse dhe pro Beogradit.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …